Pas një tjetër sezoni të dështuar te Milani kanë filluar të mendojnë për sezonin e ardhshëm.
Në San Siro pritet të ndodhë një revolucion në verë dhe i pari që do të largohet është Pioli.
Sipas mediave italiane, Ivan Gazidis ka piketuar dy kandidatë për pasuesin e Piolit.
Bëhet fjalë për Unai Emery dhe Luciano Spalettin. Ky i fundit ishte shumë pranë firmës me kuqezinjtë pas shkarkimit të Giampaolos, por kontrata që kishte në fuqi me Interin e pengoi. Tashmë, emri i Spalettit ka nisur të përmendet përsëri, së bashku me ish-trajnerin e Arsenalit.