Mediat italiane raportojnë se përveç Zlatan Ibrahimovicit nga Milani do të largohet edhe Gianluigi Donnarumma në fund të sezonit.
Calciomercato.com, shkruan se Franck Lampard e sheh Donnarumman si portierin ideal.
21-vjeçari ka kontratë me Rosonerët deri në vitin 2021 dhe bisedimet për rinovimin e kontratës nuk kanë filluar.
Chelsea do të duhet të paguaj 60 milionë euro për ta bindur Milanin.