Bayern Munich dhe Barcelona garojnë në merkato!

Dy gjigantët europianë kanë hyrë në garë me njëri-tjetrin për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Lazios, Luiz Felipe.

Braziliani që tre sezone është pjesë e Lazios por gjatë këtij stinori ka zënë vendin e titullarit dhe po shkëlqen me skuadrën e kryeqytetit duke u shndërruar në liderin e mbrojtjes.

Kjo gjë nuk ka kaluar pa u vërejtur nga bavarezët dhe katalanasit të cilët duket se këtë verë do të garojnë në mes vete për shërbimet e brazilianit i cili pritet të kushtojë hiç më pak se 40 milionë euro për këdo që dëshiron shërbimet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here