Sadio Mane njihet si një humanist i madh mes futbollistëve.
Mane ka ndihmuar disa herë për ndërtimin e shkollave dhe objekteve të tjera në interes të shoqërisë së Senegalit, ndërsa tani për shkak të pandemisë me Coronavirusin ai do të ndërtojë një spital.
Agjenti i Manes e ka bërë të ditur lajmin se me kërkesë të Manes ka filluar ndërtimi i spitalit dhe se shuma për ta ndërtuar 3.5 milionë dollarë dhe i gjithë projekti do të financohet nga Mane.