Diego Costa, mollë sherri për dy skuadra italiane!

Diego Costa do të largohet përfundimisht këtë sezon nga Atletico Madrid.

Spanjolli që tani ka filluar bisedimet për tu transferuar tek skuadra e Romës.

Por për të arritur deri tek Costa, Roma duhet të mposhtë rivalitetin e tre skuadrave tjera.

Në Itali përveç Romës e interesura për spanjollin duket edhe skuadra e Napolit e cila këtë verë mund të mbetet pa sulmuesin e saj Milik.

Por interesime duken se kanë ardhur dhe nga Azia e Amerika Jugore ku ish skuadra e Flamengos e kërkon përsërsi brazilianin me nënshtetësi spanjolle.

31 vjeçari ka edhe një vit në kontratë me ‘Los Colchoneros’ dhe mësohet se spanjollët do të kërkojnë plot 30 milionë euro për cilën do skuadër që dëshiron shërbimet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here