Jurgen Klopp është kandidati kryesorë për ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Gjermanisë.
E përditshmja angleze Mirror, shkruan se Klopp po mendon për një aventurë të re. Klopp ka drejtuar disa klube dhe tani po mendon për një të ardhme në drejtimin e një kombëtareje.
Klopp s’ka pak kohë që ka rinovuar kontratën me klubin anglez deri në 2024-ën, por fitorja e Champions League në sezonin e kaluar dhe ajo, për momentin vetëm në teori, e Premier Leagye në këtë sezon, mund ta shtyjën të mendojë për një të ardhme ndryshe.
Klopp do të ishte pasuesi perfekt i Low te Gjermania.