Arthur nuk është në shitje!

Barcelona ka deklaruar se mesfushori i saj, Arthur, nuk është në shitje dhe një largim i tij as nuk është vënë në diskutim asnjëherë.

Braziliani kohëve të fundit po përflitej se mund të përdorej nga katalanasit si një lojtar që mund të sakrifikohej për të sjellë në Camp nou Lautaro Martinezin e Interit.

Por gjithçka është hedhur poshtë nga drejtuesit e klubit blaugrana të cilët kanë deklaruar se Arthur është në planet e Barcelonës për të ardhmen dhe një largim i  tij nuk do të ndodhë e aq më pak gjatë kësaj vere.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here