Jose Mourinho po kërkon që gjatë kësaj vere të transformojë plotësisht klubin e Tottenham por që tani kanë filluar problemet e para për të arritur tek kjo gjë.
Kjo për shkak se drejtuesit e klubit londinez i kanë bërë të ditur portugezit që nuk do të ketë në dispozicion shifrën që ka kërkuar ta ketë për merkato.
Me krizën që ka kapluar gjithë botën për shkak të COVID-19, drejtuesit e klubit po kërkojnë që të zvogëlojnë shpenzimet e klubit dhe pikërisht merkatoja duket se do të jetë më e prekura, gjë që nuk i ka pëlqyer aspak ‘Special One’.