Barcelona po hasë në probleme të shumta për të rinovuar kontratën me portierin e saj, Marce-Andre Ter Stegen, raporton Sport.
Gardiani gjerman po kërkon që paga e tij ti dyfishohet dhe drejtuesit katalan e kanë shumë problem një gjë të tillë.
Ndërkohë që bisedimet kanë filluar të ngecin, Bayern Munich po e ndjekë me shumë kujdes situatën që po kalon gjermani.