Barcelona ka gati goditjen e parë në merkato!

Me Junior Firpon që vitin e kaluar u transferua nga Real Betis por që nuk bindi aspak me lojën e tij bëri që drejtuesit katalan përsëri të kthejnë sytë nga merkato për një lojtar më të denjë.

Kjo gjë mesa duket është zgjidhur, pasi bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë të Paris Saint Germain, Layvin Kurzawa.

E përditshmja Sport ka bërë të ditur se drejtuesit katalan kanë zhvilluar bisedime me agjentin e tij dhe se një marrëveshje është pranë të arrihet.

Francezi në fund të këtij sezoni do të mbetet pa kontratë me PSG, gjë që i mundëson atij të transferohet me kosto zero tek katalanasit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here