Zëvëndës presidenti i Barcelonës, Jordi Cardoner ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Të ditur këtë gjë e bëri vetë klubi katalanas përmes një komunikate për medie ku deklaroi se Cardoner kreu tre testime ku rezultoi pozitiv në të tre testimet.
Përveç tij pozitiv ka rezultuar edhe zbuluesi i lojtarëve të Barcelonës në Brazil, Andre Cury.
Deri më tani në Spanjë janë të infektuar më shumë 115,000 dhe mbi 11,000 viktima të regjistruara.