Juventus dhe Roma janë dy skuadra që gëzojnë raporte shumë të mira në mes vete në merkaton e transferimit.
Marrëveshja e fundit në mes tyre ishte shkëmbimi i mbrojtësve, Luca Pellegrini ju bashkua Juves ndërsa Leonardo Spinnazola shkoi tek Roma.
Ndërsa tani po mendohet shkëmbimi i mesfushorëve, Rolando Mandragora dhe Bryan Cristante.
Përveç kësaj marrëveshjeje, Roma po shpreson që të transferojë edhe Federico Bernardeschin, ku çmimi i tij sillet diku tek 35 milionë euro.