Revolucioni Rangncik te Milani: Ibra out, një tjetër yll për sulmin in!

E përditshmja italiane Gazzetta dello Sport, raporton se Milani ka arritur marrëveshje me Ralf Rangnick.

Gjermani ka pranuar kontratën tre vjeçare të Rosonerëve me opsion vazhdimi edhe për një tjetër vit.

Rangnick gjithashtu do ta ushtrojë edhe rrolin e drejtorit sportiv dhe kështu do të jetë i lirë për ta ndërtuar skuadrën.

Gazzetta dello Sport, shkruan se Rangnick po bën plane për sezonin e ardhshëm dhe përforcimi i parë i tij është Timo Werner.

Rangnick e njeh mjaftë mirë Wernerin dhe beson se do të jetë pasuesi ideal i Ibrahimovic.

Megjithatë në garë për Werner janë edhe gjigantët e tjerë europian dhe Milanit do t’i duhet ta thejë rekordin për të siguruar shërbimet e gjermanit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here