5 skuadra pas Felipe Luiz!

Luiz Felipe padyshim që për momentin është njëri ndër qendërmbrojtësit më në formë në Serie A.

Braziliani është duke shkëlqyer tek skuadra e Lazios ku është themeli i mbrojtjes i skuadrës e cila po garon për titullin e Serie A me vetëm një pikë pas Juventusit.

Mirëpo mbrojtësi brazilian pas kësaj vere mund të largohet nga kryeqyteti italian pasi interesim për të kanë shfaqur disa nga skuadrat më të mëdha europiane, Bayern Munchen ,Barcelona, Inter, Juventus dhe Manchester City.

Lazio e çmon lartë talentin e tij por një ofertë prej 40 milionë eurosh mund të bindë drejtuesit e saj ta lënë të lirë atë që të largohet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here