Juventus ka një kohë të gjatë që ka shfaqur interesim për të transferuar mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.
Fabio Paratici u mundua që ta bindë serbin të transferohej në Torino por në fund u dorëzua për shkak të kërkesave të Lazios.
Sot, prioritet i Juventus është Paul Pogba por gjithashtu edhe Sandro Tonali dhe Gaetano Castrovilli.
Por për shkak se bisedimet me Paul Pogba kanë filluar të ngecin, tek kampi i ‘Zonjës së Vjetër’ ka filluar përsëri të përmendet emri i mesfushorit serb në nje merkato që pritet të karakterizohet me shkëmbime të shumta për shkak të krizës fincanciare.
Por presidenti Lotito dhe Igli Tare i kanë bërë të qarta kërkesat e tyre që nuk dëshirojnë lojtarë të tjerë të përfshirë në bisedime në një kohë kur çmimi i Savic vlerësohet nga Lazio diku tek 100 milionë eurot.