Objektivat e Barcelonës në qendër të mbrotjes!

Barcelona do të kërkojë transferimin e një qendërmbrojtësi të ri dhe tani drejtuesit e klubit katalanas kanë bërë gati listën me 3 emrat e mundshëm.

Siç raporton Mundo Deportivo, katalanasit po kërkojnë të nënshkruajnë me një mbrojtës të ri.

Deri më tani emrat më të përfolur janë ai i mbrojtësit të Lazios, Luiz Felipe dhe Dayot Upamecano i RB Leipzig.

Por nuk përjashtohet edhe mundësia e trasnferimit të mbrojtësit 25 vjeçar të Manchester City, Aymeric Laporte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here