Një emër surprizë ka dalë në skenë së fundmi lidhur me PSG-në. Bëhet fjalë për Adam Marusic, anësori i Lazios.
Malazezi ka qenë i rëndësishëm për Lazion në dy sezone e kaluara, por këtë sezon nuk ka luajtur shumë me lacialët. Mirëpo Leonardo e sheh atë si pasuesin potencial të Kurzawas, i cili pritet të largohet në verë.
Marusic mund të luaj nga të dy krahët e mbrojtjes dhe kjo është arsyeja kryesore pse Leonardo e dëshiron atë në Paris. 27-vjeçari vlerësohet 6 milionë euro dhe kalimi i tij te PSG nuk është aspak problematik.