Chelsea dhe Tottenham në garë për Onana

Siç raporton Mirror, Chelsea dhe Tottenham janë duke monitoruar portjerin e Ajax Andre Onana. Interesim për 24-vjeçarin kanë shfaqur Barcelona dhe PSG, vlera e të cilit është 30 milionë euro.

Chelsea është në kërkim të një portjeri të ri, pasiqë Lampard nuk është i kënaqur me Kepan dhe përveç Donnarummas në shënjestrën e Bluve është edhe Onana. Blutë e Londrës kanë marrëdhënie të mira me Ajax pas transferimit të Ziyech.

Tottenham nga ana tjetër gjithashtu është në kërkim të një portjeri të ri, pasiqë Mourinho nuk është i kënaqur me paraqitjet e Lloris dhe në merkato pritet të kemi një derbi Londinez për Onanan.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here