Një shkëmbim spektakolar duket se po përgatitet gjatë kësaj vere në mes të skuadrave të Barcelonës dhe Chelseas.
Katalanasit janë të interesuar për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Chelseas, N’Golo Kante dhe janë në gjendje që për të ta sakrifikojnë Philippe Coutinhon i cili gjithashtu po kërkohet nga londinezët.
Sipas Mundo Deportivo, Kante është lojtari që po pëlqehet më së shumti nga drejtuesit e Barcelonës.
Ndërsa Chelsea ka disa javë që ka shfaqur interesim për të transferuar Coutinhon dhe gjithçka mbetet të shihet javëve në vijim për vendimet që do të merren.