Menaxheri i ‘The Reds’ duket se është i vendosur që të bisedojë me sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner, sipas raportimeve të mediave në Gjermani.
Sport Bild deklaron se Jurgen Klopp po kërkon që të zhvillojë një takim me 24 vjeçarin në mënyrë që ta bind të transferohet në Anfield Road.
Megjithatë Coronavirusi po bën edhe këtë mbledhje të pamundur dhe gjithçka pritet të shihet pas kalimit të kësaj krize.