Milani madh do të kthehet: Rangnick transferon tre yje në San Siro për 130 milionë euro

Ralf Rangnick pritet ta marrë në verë drejtimin e Milanit dhe të bëjë revolucion në San Siro.

Strategu gjerman thuhet se do të firmosë kontratë tre vjeçare me Rosonerët dhe me vete te Milani dëshiron të marrë tre yjet e RB Leipzig.

Corriere dello Sport, raporton se Rangnick te Milani dëshiron transferimin e Dayot Upamecanos, Dani Olmo dhe Timo Werner.

Upamecano shihet si një mbrojtës me potencial të madh, ndërsa kontrata e tij me RB Leipzig skadon në vitin 2021 dhe Milani mund ta transferojë atë për 30 milionë euro.

Në mesfushë Rangnick synon transferimine  Dani Olmos. Spanjolli ishte i lidhur edhe në janar me një transferim te Milani, por në fund zgjodhi që të transferohej te RB Leipzig, pasiqë atje e kishte të garantuar vendine  titullarit. Mirëpo me Rangnick në stolin, Olmo do ta ketë vendin e titullarit në San Siro. Olmo do t’i kushtonte Milani 40 milionë euro.

Për vijën e sulmit Rangnick do ta marrë me vete Timo Wernerin. Për Werner janë në garë shumë skuadra, mirëpo Milani pritet të paguajë 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e gjermanit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here