Këta janë futbollistët që Barcelona ia ka ofruar Interit për Lautaron

Lautaro Martinez është objektivi kryesorë i Barcelonës për merkaton e verës.

Argjentinasi pritet të jetë pasuesi i Luis Suarez në Camp Nou, ndërsa Katalanasit po bëjnë ç’mos për transferimin e tij.

Pas krizës me koronavirusin Barcelona nuk është e gatshme të paguaj 110 milionë euro me para dhe Blaugranët do t’i ofrojnë Interit disa lojtarë për të ulur shifrën e kërkuar.

Sky Sport, shkruan se Barcelona ia ka ofruar Interit Nelson Semedon dhe Carlos Alenan, ndërsa Neroaxurët kanë kërkuar Arthur Melon, mirëpo Katalanasit e kanë refuzuar këtë kërkesë.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here