Kylian Mbappe është njëri nga futbollistët më të mirë në ditët e sotme dhe e ardhmja e tij është temë kryesore saherë që afrohet merkato.
Mbappe është në shënjestrën e shumë gjigantëve europian, mirëpo francezi preferon kalimin te Reali i Madridit.
Mirëpo te PSG nuk dëshirojnë ta shesin Mbappen dhe Parisienët janë të gatshëm që ta mbajnë atë deri në vitin 2022 kur i skadon kontrata dhe kështu ta lënë të lirë të largohet nga Parku i Princave.
E përditshmja spanjolle AS, shkruan se PSG ka vendosur që ta mbajë Mbappen deri në vitin 2022 dhe mos të përfitojnë para nga shitja e tij këtë verë ose verën e ardhshme.