Shkëmbim yjesh mes Barcelonës dhe Tottenham!

Të dy skuadrat po mendojnë që të ndryshojnë diçka në mesfushë por nuk kanë shumë mundësi të harxhojnë shkaku i COVID-19.

Barcelona dhe Tottenham po bëjnë gati një shkëmbim në mes të Arthur Melo dhe Tanguy Ndombele, raporton Mundo Deportivo.

Ndombele u transferua vitin e kaluar tek Tottenham për shifrën e afro 70 milionë eurosh prej Lyon kur edhe atëherë Barca ishte e interesuar për të.

Ndërkohë për Arthur Melo duket më e vështirë arritja e një marrëveshjeje për shkak se ai ka edhe 4 vite të mbetura në kontratë me katalanasit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here