Fiorentina është e vendosur që huazimin e Dalbert ta shndërroj në një blerje përfundimtare këtë verë, raporton Calcio Mercato.
Marrëveshje siç duket mund të arrihet për shkak se dhe Inter është e vendosur që të transferojë lojtarin e Fiorentinës, Cristiano Biraghi, i cili sezonin 2019-2020 e kaloi në huazim tek Inter.
Dy klubet kishin planifikuar që këtë javë të takoheshin dhe të konkretizonin gjithçka por kriza e shkaktuar nga pandemia COVID-19 e pamundësoi një gjë të tillë.