Drejtori i Inter, Giuseppe Marotta është duke mbajtur kontakte të rregullta me sulmuesin e Napolit, Dries Mertens, për një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere, raporton Calcio Mercato.
Chelsea gjithashtu ka qenë e përfolur për një transferim të tij, mirëpo Inter duket se ka avancuar më shumë në këto bisedime.
Mertens do të jetë një lojtar i lirë gjatë kësaj vere pasi kontrata e tij aktuale me Napolin skadon në qershor dhe një rinovim duket se nuk ka mundësi të ndodhë.