Manchester City nuk ka hequr dorë nga tranferimi i Milan Skriniar, mirëpo tani klubi Neroazzurë i ka vënë një çmim prej 70 milionë eurosh.
25 vjeçari ka një kohë të gjatë që është një lojtar i preferuar i Pep Guardiolës dhe i gjigantëve të Premier League.
Skriniar u transferua në 2017 për shifrën e 34 milionë eurove dhe qysh prej atëherë çmimi i tij është dyfishuar.
Skriniar ka zhvilluar 31 ndeshje me kombëtaren e Sllovakisë dhe gjithashtu 32 ndeshje me skuadrën e Interit gjatë këtij sezoni.