Werner refuzon skuadrat e tjera, gjermani dëshiron vetëm transferimin te Liverpooli

Sulmuesi i RB Leipzig Timo Werner ka refuzuar mundësinë për tu transferuar te Bayerni, pasiqë dëshiron vetëm Liverpoolin, raporton BILD.

24-vjeçari cilësohet si njëri nga qendërsulmuesit më të mirë dhe në fund të sezonit pritet të largohet nga RB Leipzig.

Interesim për Werner kanë shfaqur Bayerni, Barcelona, Inter dhe Juventusi, mirëpo gjermani dëshiron transferimin në Anfield Road.

Këtë sezon Werner ka shënuar 27 gola në 36 ndeshje të luajtura.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here