Juventus dhe Inter ‘refuzojnë’ yllin e PSG!

Juventus, Inter, Manchester United, Arsenal dhe Newcastle United ishin vënë në ndjekje të mbrojtësit anësor të Paris Saint Germain, Layvin Kurzawa.

Ai do të jetë një lojtar pa kontratë gjatë kësaj vere pasi ka refuzuar që të nënshkruaj një kontratë të re me kampionët francez.

Ditëve të fundit është mësuar se dy gjigantët italian Inter dhe Juventus kanë hequr dorë nga interesimi i tyre për të nënshkruar me francezin.

Shkaku kryesor thuhet të jetë kërkesa e tij për një pagë vjetore prej 6 milionë eurosh që duket e parealizushme nga të dy skuadrat italiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here