Trajneri i Inter, Antonio Conte, i ka bërë të ditur drejtuesve të klubit që këtë verë dëshiron transferimin e Arturo Vidal nga Barcelona dhe të Sandro Tonali të Brescias.
Ish trajneri i Juventus ka disa muaj që përflitet se dëshiron transferimin e Vidal tek Inter për të bërë një ribashkim.
Gjithashtu edhe Sandro Tonali preferohet shumë nga italiani mirëpo tek Inter duhet të bëhen disa largime për të krijuar hapësirën e duhur për ardhjen e lojtarëve të rinj.
Emrat që priten të largohen janë Borja Valero, Matias Vecino, Roberto Gagliardini dhe Radja Nainggolan.