Sipas Sky Sport Italia, në rast të largimit të Dries Mertens nga skuadra e Napolit atëherë prioritet do të jetë transferimi tek Inter e jo tek skuadra e Chelseas.
Belgu do të jetë lojtar pa kontratë pasi këtë verë i skadon kontrata në Sao Paolo dhe nuk është duke menduar për ta rinovuar atë.
Napoli po mundohet me të gjitha mënyrat për një kontratë të re ku përflitet se i ka ofruar një kontratë dy vjeçare me një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon.
Nga ana tjetër tek Inter ai do të gjente në sulm bashkëkombasin e tij Romelo Lukakun, mirëpo nuk duhet të nënvlerësohet edhe Chelsea e cila po mundohet ta transferoj lojtarin në Londër.