Barcelona ka gati zëvëndësimin e Semedos!

Sergino Dest i skuadrës së Ajax pritet të jetë zëvëndësuesi i mundshëm për Nelson Semedo pasi ky i fundit pritet të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere, raporton Mundo Deportivo.

Mirëpo katalanasit akoma nuk janë plotësisht të sigurt për transferimin e 19 vjeçari pasi nuk besojnë që ai qysh tani është i gatshëm për një vend titullari në Camp Nou.

Por blaugranat po mbajnë kontakte të afërta me ta dhe nëse është nevoja një lëvizje do të bëhet gjatë kësaj vere për ta sjellë atë në Camp Nou.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here