Barcelona është e gatshme që për Samuel Umtiti të pranojë edhe oferta me vlerë prej 30 milionë eurosh, raporton Sport.
Fituesi i Kupës së Botës me Francën ka tërhequr vëmendjen e Manchester United të cilët kërkojnë të përforcojnë repartin mbrojtës me transferimin e francezit.
Samuel Umtiti këtë sezon pësoi një dëmtim që e thelloi krizën e tij pasi qysh prej ardhjes së Clement Lenglet ai e ka humbur vendin e titullarit në formacionin e Barcelonës.