Mbrojtësi i Manchester City, Joao Cancelo mesa duket do të përfshihet në një shkëmbim me yllin e Barcelonës, Nelson Semedo, i cili do ti bashkohet ‘Citizens’ gjatë kësaj vere, raporton Mundo Deportivo.
Ylli i Barcelonës po kërkohet gjithashtu edhe nga Juventus, Inter dhe Bayern Munich.
City do të mundohet të bindë skuadrën e Barcelonës për ta lënë atë të lirë për shkak se Guardiola është një fans i tij i madh dhe Cancelo nuk e ka bindur trajnerin spanjoll me paraqitjet e tij.