Gjigantët e La Ligas janë të dëshpëruar që të ulin koston e pagave të lojtarëve.
Barcelona është shprehur e gatshme që të dëgjojë ofertat që do të vijnë për huazimin e Ousmane Dembele.
Francezi është njëri prej lojtarëve më të paguar tek Barcelona dhe shpresojnë për një huazim të mundshëm gjatë kësaj vere.
Dembele mund të ketë fatin e njejtë si Coutinho i cili u largua nga Barcelona në huazim por me mundësi blerjeje për skuadrën që e huazon.