Lautaro nuk është në shitje!

Drejtori sportiv i Inter, Piero Ausilio, ka deklaruar që Lautaro Martinez nuk është në shitje duke i kundërpërgjigjur kështu zërave për transferimin e tij tek Barcelona.

Ausilio deklaroi se cilado skuadër që dëshiron blerjen e tij duhet të jetë në gjendje për të paguar klauzolën prej 111 milionë eurosh dhe për këtë gjë Inter nuk pranon negociata.

Nga ana tjetër Neroazzurët kanë mësyer merkaton për të gjetur një sulmues tjetër pasi një transferim tek Barcelona i argjentinasit duket shumë i mundur që të ndodhë këtë verë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here