Timo Werner në Premier League, por te rivalët e Liverpoolit

Timo Werner është një nga emrat më të nxehtë të merkatos së verës.

Gjermani ka bërë mjaft mirë në Bundesligë dhe dëshiron të largohet në merkaton e verës. Sulmuesi shtatlartë do një kalim te Liverpooli, por gjërat kanë ndryshuar.

Drejtuesit e “Redsave” nuk kanë bërë asnjë hap për të paguar klauzolën e tij prej 52 milionë eurosh. Të kuqtë nuk janë gati të marrin lojtarin në Anfield dhe nga kjo situatë duket se do të përfitojë Chelsea.

Trajneri Frank Lampard po punon në mënyrë të fshehtë me drejtuesit londienzë. Ata duan të bindin sulmuesin dhe po punojnë nën hundën e Liverpoolit për diçka të tillë. Situata është ndërlikuar dhe më shumë për të ardhmen e futbollistit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here