Ciro Immobile është lidhur kohëve të fundit me një trasnferim te Napoli, mirëpo tani në garë është futur njëriu që gjithmonë del fitues sa i përket transferimeve.
Siç raportojnë mediat italiane, Beppe Marotta ka nisur bisedimet për transferimin e Ciro Immobiles te Interi.
Marotta e sheh italianin si pasuesin ideal të Lautaro Martinez. Immobile u transferua te Lazio në vitin 2016 për shifrën e 9.5 milionë eurove dhe që atëherë ka shënuar 116 gola në 167 ndeshje të luajtura.
Vlera e tij aktuale në treg është 40 milionë euro, shifër aspak problematike për Neroaxurët.