Milan dhe Lazio betejë për yllin e Lyon!

AC Milan vazhdon të jetë e interesuar për shërbimet e sulmuesit anësor të Lyon, Memphis Depay.

Është e ditur botërisht që Milan po kërkon që të përforcojë repartin e saj sulmues me emra të rinj pasi edhe Zlatan Ibrahimovic nuk ka deklaruar që do të qëndrojë në San Siro pas kësaj vere.

Mirëpo tani në garë për të ka hyrë edhe skuadra tjetër italiane e Lazios, e cila po mban shpresa për transferimin e holandezit.

26 vjeçari gjithashtu pëlqehet shumë edhe nga Ralf Rangnick dhe një transferim i tij në Milano mund të ndodhë gjatë kësaj vere pasi rinovimi me skuadrën e Lyon duket shumë larg për tu arritur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here