Mbrojtësi i Monacos, Djibril Sidibe, është duke u vëzhguar nga skuadra e Sevillas, raporton RMC.
Fituesi i kupës së botës me Francën sezonin e fundit e kaloi si i huazuar tek skuadra e Everton.
Mirëpo edhe pas këtij sezoni Monaco nuk ka ndonjë qëllim për ta rikthyer atë në skuadrë dhe shitja e tij tek Sevilla ka filluar të shihet si opsioni më i mundur.