Gati oferta stratosferike, gjiganti anglez rrëmben Ronaldon nga Juventusi

Gjiganti anglez Chelsea po planifikon një transferim shokues për yllin e Juventusit Cristiano Ronaldo.

Pas kritikave për penalltinë e humbur në Kupën e Italisë, Cristiano Ronaldo është përsëri në faqet e para të mediave sportive. Këtë herë portugezi është i lidhur me një rikthim në Premier League, por te rivalët e Manchester United, Chelsea.

Siç raporton Calciomercato.com, Blutë e Londrës janë të gatshëm ta thejnë rekordin e klubit duke ofruar 120 milionë euro për portugezin. Transferimi i Ronaldos në Stamford Bridge është mjaftë i komplikuar, por njeriu kyç për realizimin e këtij operacioni është Jorge Mendes.

Mendes është pro këtij transferimi dhe beson se oferta e Chelsea do të pranohet nga Juventusi. Chelsea e dëshiron Ronaldon në skuadër, pasiqë Blutë janë në kërkim të një lideri në fushë dhe portugezi është njeriu i duhur.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here