Garande trajner i ri i Toulouse!

59 vjeçari Patrice Garande ka marrë drejtimin e skuadrës që ka rënë nga Ligue 1.

Drejtori i Toulouse, Damien Comolli vendosi që ta emëroj ish trajnerin e Caen në këtë detyrë.

Në këtë detyrë ai do të zëvëndësojë Denis Zankon dhe do të ketë një detyrë të vështirë për të ringjallur skuadrën e cila sezonin e ardhshëm do ta luaj në ligën e dytë franceze.

Toulouse ranë nga Ligue 1 përshkak se futbolli u ndërpre para kohe dhe u mor vendimi që ky sezon mos të vazhdojë më duke hedhur automatikisht këtë skuadër një ligë më poshtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here