Inter do të transferojë yllin e Manchester City!

Inter raportohet se po kërkon të arrijë një marrëveshje me Manchester City për mbrojtësin e saj të djathtë, Kyle Walker.

Walker është pjesë e City qysh prej 2017 dhe ka qenë titullar i rregullt mirëpo tani gjatë corona virusit ai kishte thyer rregullat e izolimit plot 4 herë duke frustruar shumë drejtuesit e skuadrës.

Sipas  The Sun, Inter është e gatshme për një lëvizje për 30 vjeçarin i cili në San Siro mund të shikojë një fillim të ri në karrierën e tij.

Por kjo gjë nuk pritet të jetë shumë e lehtë pasi ai akoma preferohet shumë nga Guardiola dhe vetëm sezonin e kaluar ka rinovuar kontratën me ‘Citizens’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here