Kurzawa do të qëndrojë akoma tek PSG!

Mbrojtësi ka qenë i kërkuar nga disa skuadra të mëdha europiane por mesa duket ka mundësi që të qëndrojë akoma në Paris.

Layvin Kurzawa mund të marrë vendimin për të zgjatur kontratën tek kampionët e Ligue, raporton RMC Sport.

27 vjeçarit i skadon kontrata në 30 qershor dhe skuadra më e zëshme për ta transferuar atë ka qenë ajo e Arsenalit, kuptohet me kosto zero si një lojtar i lirë.

Megjithatë largimi i mbrojtësit Thomas Meunier tek Borussia Dortmund ka krijuar një boshllëk në mbrojtjen e parisienëve dhe Kurzawa mund të qëndrojë edhe për një sezon tjetër në kryeqytetin francez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here