Angel Gomes pranë largimit nga Premier League!

Angel Gomes tani po shqyrton mundësinë për tu larguar nga Anglia pasiqë nuk është më pjesë e Manchester United, raporton Manchester Evening News.

Mesfushori tani është një lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Manchester United skadoi në 30 qershor dhe është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar kontratën.

Skuadra të shumta nga Spanja, Gjermania, Portugalia dhe Franca kanë shfaqur interesim për të.

Përkundër zërave të shumta për një transferim tek Chelsea duket se gjithçka ishte një trillim i mediave në ishullin britanik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here