Barcelona me trajner të ri!

Ish trajneri i Paris Saint Germain dhe i Francës, Laurent Blanc i është ofruar mundësia për të marrë drejtimin e stolit të Barcelonës, rapoton Mundo Deportivo.

I larguar nga puna në 2016 nga Paris Saint Germain francezi këtë verë ka qenë i lidhur edhe me një transferim tek Valencia.

Trajneri aktual i Barcelonës, Quique Setien e ka shumë të vështirë të vazhdojë në stolin e katalanasve për shkak të kritikave të mëdha që edhe Lionel Messi i pati në drejtim të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here