Ndeshje e çmendur me tetë gola, Liverpooli mposht Chelsean

Liverpool ka marrë një fitore spektakolare 5-3 kundër Chelsea-t në javën e 37-të të Premier League.

Të Kuqtë dukej se do të merrnin një fitore të lehtë pas avantazhit të trefishtë të siguruar në 43 minutat e para të ndeshjes falë golave të Keita (23′), Alexander-Arnold (38′) dhe Wijnaldum (43′).

Chelsea është kundërpërgjigjur me Giroud (45+3′) në fundin e pjesës së parë. Firmino (55′) ka realizuar të katërtin në fillimin e pjesës së dytë, por lojtarët e Lampard kanë reaguar me dy golat e Abraham (61′) dhe Pulisic (73′).

Skuadra e Klopp ka siguruar tri pikët me Oxlade-Chamberlain (84′), që ka fiksuar shifrat në 5-3.

Me asistin e dhënë sot për Firmino-n, Alexander-Arnold është bërë mbrojtësi i parë në histori që jep 13 asiste në një sezon të Premier League.

Liverpool ka shënuar të paktën 5 gola kundër Chelsea-t në një ndeshje të Premier League për herë të parë që nga 1996-ta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here