Java e fundit e Premier League, United dhe Chelsea kualifikohen në Champions

Është zhvilluar pasditen e sotme java e 38-të dhe e fundit e Premier League për këtë sezon.

Manchester Uetd dhe Chelsea janë kualifikuar në edicionin e ardhshëm të Champions League falë fitoreve respektive 2-0 të marra kundër Leicester dhe Wolves.

Djajtë e Kuq kanë zhbllokuar ndeshjen me një penallti të Bruno Fernandes dhe kanë vendosur një rekord për numrin më të madh të penalltive (14) të marra nga një skuadër në një sezon të Premier League.

Leicester mund të ngushëllohet me faktin se Jamie Vardy ka siguruar Këpucën e Artë me 23 golat e realizuar në këtë sezon.

Blutë e kanë siguruar fitoren falë dy golave të shpejtë të shënuar në fundin e pjesës së parë nga Mount (45+1′)dhe Giroud (45+4′).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here