Ghoulam ka vendosur të transferohet në Premier League!

Mbrojtësi i Napolit, Faouzi Ghoulam është në negociata për një transferim tek skuadra e Wolverhampton Wanderers.

Sipas Gazzetta dello Sport, algjeriani po bëhet gati për një aventurë të re në Premier League.

Negociatat po udhëhiqen nga agjenti Jorge Mendes i cili i ka vënë një çmim prej 15 milionë eurosh, relativisht i ulët pasi klauzola e tij është 35 milionë euro.

29 vjeçari ishte njëri prej mbrojtësve të majtë më të mirë në botë përpara se të pësonte një dëmtim në nëntor të 2017.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here