Nuk mbaron me Suarez, Juventus transferon edhe një tjetër yll nga Barcelona!

Siç raporton Catalunya Radio, Barcelona është e hapur për shitjen e Nelson Semedos këtë verë.

Blaugranët janë të gatshëm ta lënë të lirë portugezin, nëse në adresë të klubit arrinë ndonjë ofertë e pranueshme. Semedo ka luajtur 32 ndeshje sezonin që lamë pas duke realizuar një gol.

Vlera e tij në treg është rreth 40 milionë euro, ndërsa interesim për të ka shfaqur Juventusi. Pirlo është në kërkim të një mbrojtësi për krahun e djathtë dhe e ka piketuar Semedon si përforcimin ideal.

Biankonerët kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me Barcelonën dhe bisedimet pritet të fillojnë ditët në vijim.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here